I ftohti që sjell stina e dimrit shoqërohet me infeksione apo viroza të ndryshme.

Edhe pse ka ilaçe që janë lehtësisht të disponueshme për ne, më e mira mbetet që gjendjet gripale t’i trajtojmë me mënyra natyrale, duke zvogëluar efektet anësore nga përdorimi i medikamenteve. Ja disa përbërës.

Hudhër- Ju ndihmon të parandaloni infeksionet virale dhe gjithashtu ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit dhe shmang sulmet në zemër, infarktin.

Xhenxhefil- Është një zgjidhje e shkëlqyer në shtëpi, që ju ndihmon për të lehtësuar simptomat e etheve. Xhenxhefilin futeni në një gotë me ujë, përziejeni me mjaltë dhe e pini atë.

Kanellë- Kanellë ju ndihmon në trajtimin e dhimbjeve të fytit, ftohjes dhe kollës.

Gjethe borziloku- Gjethet e borzilokut janë të njohur për trajtimin e etheve virale, gripit, dhimbjeve të fytit, malarien etj.