Zëdhënësi i ekipit juridik të presidentit amerikan, Mark Koralo deklaroi se shefi i Shtëpisë së Bardhë “nuk e ka ditur dhe nuk ka marrë pjesë” në takimin e vitit 2016 të djalit të tij Donald Tramp i riu me avokaten ruse, Natalia Veselnickaja që lidhet me Kremlinin.
Nju-Jork tajms publikoi duke i cituar tre këshilltarë të Shtëpisë së Bardhës e djali më i madh i Trampit është pajtuar për një takim me Veselnickajan pasi i janë premtuar informacione të dëmshme për Hilari Klintonin, kandidaten e Partisë demokratike për president.
Në takimin e Donald Tramp të riut dhe Veselnickajas kanë marrë pjesë edhe shefi i atëhershëm i fushatës parazgjedhore, Poll Manafort dhe dhëndri i Trampit, Xhared Kushner.
Gazeta e citon deklaratën e Donald Tramp të riut në të cilën ai e pranon se ka pasur takim me Veselnickaja.
“Pasi kanë këmbyer fjalë rasti, gruaja ka deklaruar se ka informacione se disa persona të cilët lidhen me Rusinë e kanë financuar Komitetin nacional demokrat dhe e kanë mbështetur Klintonin. Pohimet e saj kanë qenë të paqarta me dy kuptime dhe nuk kanë pasur kuptim. Nuk ka detaje dhe as informacione me të cilat do të mbështetej një gjë e tillë dhe as nuk është ofruar. Shumë shpejtë është bërë e ditur se ajo nuk ka pasur kurrfarë informacionesh”, transmetoi gazeta deklaratën e Tramp Junior.
Nju-Jork tajms thekson se djali më i madh i Trampit, Kushner dhe Manafort janë takuar me Veselnickajan pasi Trampi vitin e kaluar u nominua kandidat presidencial republikan.
Nju-Jork tajms thekson se Natalia Veselnickaja është e njohur për kundërshtimin e ligjit amerikan me të cilin në listën e zezë ndodhen rusë të dyshuar për shkeljen e të drejtave të njeriut.