Prokuroria Speciale ka publikuar detaje rreth rastit më të ri, “Transporter”. Prokurorja Fetai ka njoftuar se në këtë rast janë të dyshuar 22 persona, ndërkaq për 11 persona PSP do të propozojë masë paraburgimi.

Në këtë rast, më të përfshirë janë kryetari i komunës së Manastirit dhe kryetari i Komisionit për furnizime publike, për të cilët prokurorja Fetai thotë se e kanë dëmtuar buxhetin në vlerë prej 360.000 euro, duke lidhur kontrata të paligjshme me kompani transporti për të kryer transportin e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Në “Transporter” të dyshuar janë edhe drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme.

Fetai, tha se bëhet fjalë për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga kryetari i Komunës së Manastirit, me dije të ministrit të Financave, Zoran Stavreski. Ata kanë bërë disa marrëveshje për transportimin e nxënësve në mënyrë të paligjshme që njëkohësisht shtetit i kanë bërë dëm rreth 360.000 euro.

Duke e ndërlidhur me faktin se kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, është falur nga presidenti Ivanov, prokurorja Fetai tha se ai nuk mundet të arrestohet, por atij mund t’i merret prona dhe patundshmëritë.