Heqja e autobusëve shtetëror në linjat 9 dhe 19 vazhdon të shkaktojë revoltë tek qyterët, veçanërisht te banorët e komunave Çair dhe Shuto Orizarë. Igor Janushev drejtor i NTP-së Shkup tha se ndarja e linjave mes transportuesve privat dhe atyre të NTP-Shkup është bërël me vendim të këshillit të Qytetit të Shkupi që para 1 viti e gjysmë.

 

 Kjo çështje aspak nuk është përgjegjësi e NTP-së, për shkak se ndarja e linjave është rregulluar me vendimin që sjell këshilli i qytetit të Shkupit. Në të gjitha prezantimet publike që kishim për promovimin e këtij sistemi kemi theksuar se linjat do të ndahen mes transportuesve privat dhe NTP-Shkup me qëllim të mos bëhen gara, të respektohet orari i vozitjeve dhe mos të ndodhë ajo që vozitësit privat të punojnë vetëm gjatë periudhës kur kishte më shumë udhëtarë – tha Igor Janushev, Drejtor i NTP-së.

Qemal Musliu këshilltar në qytetin e Shkupi mohon se këshilltarët shqiptarë kanë votuar një vendim të tillë.

 Vendimi për linjat vozitëse në qytetin e Shkupit ka kalu në këshillin e qytetit të Shkupit mirëpo pa votën tonë. Për këtë arsye ne kemi reagu, edhe para vitit të ri, para se të filloj sistemi i këtillë mirëpo duke e pa se nuk ka ndonjë rezultat, unë me shkrim kam reagu dhe kam kërku që në seancën e radhës të vihet në rend dite propozim për ndryshimin e këtij vendimi – deklaroi Qemal Musliu, këshilltar në Qytetin e Shkupit.

Ndërsa autoritet nuk merren vesh mes vete, qytetarët ankohen për pritje të gjata të autobusëve, veçanërisht në linjën me numër 19.

“Jam ngrirë, ka 20 minuta që po pres. Vetëm privat, të shtetit i larguan, edhe ato që janë privat janë përplot me nxënës, kalojnë dhe nuk ndale fare”.

“Me këto kartelat problem, diku ka diku jo, kur shkojmë mi ble ka shumë njerëz, problem i madh. Gjysmë ore presim ose më tepër, shumë tollovi, nuk e di çka u bë kështu problem” – ankohen qytetarët.

Nga NTP Shkup njoftuan se në bashkëpunim me qytetin e Shkupit kanë nisur shqyrtimin e mundësive për rikthimin e linjave të njëjta.

ALSAT-M