Një shkupjan që prindërit e tij i kishin lënë 15 mijë euro trashëgimi kishte vendosur t’i lë në bankë e pas një kohe ato para i ishin tatimuar me 70% tatim ku më pas i ishin marë 10.500 euro si tatim njofton Zhurnal, ndërkohë që dëshmitarët flasin se nuk është rasti i vetëm.

Bankierët njoftojnë se sipas ligjit për ndalesë të larjes së parave është e nevojshme të bëhet analizë e klientit nëse ai vendos shumë prej 15 mijë euro ose më shumë pavarësisht në deviza apo denarë, e për transaksione të tilla duhet njoftuar DAP, transmeton Zhurnal.