Hakimet e shumta dhe sulmet kibernetike që janë shfaqur në masë të madhe kohëve të fundit iu detyrojnë që patjetër të keni antivirusë në laptopët tuaj. Tre më të mirët që janë vlerësuar këtë vit dhe që së fundi kanë sjellur programe të reja mbrojtëse janë këta:

1. Avira Free Antivirus është antivirus që vije në formën e ëindoësit. Është falas, pa kufizime dhe popullariteti i tij po rritet me të madhe. Atë mund ta shkarkoni me kërkimin Avira Antivirus Free. Me këtë antivirus sulmet ndaj rrjeteve tuaja janë të evituara pasi që deri tani hakerët nuk kanë arritur asnjëherë ta godasin atë, shkruan Indeksonline.

2.Easus Todo Backup është antivirus i shkëlqyer, i lirë dhe që është tejet i thjeshtë të manipuloni me të. Me këtë antivirus ju mund të mbroni dosjet tuaja pasi që sistemi i sigurisë së tij është tejet i lartë. Në qoftë se kompjuteri juaj fiket, ky antivirus funksionon ende duke mos lejuar asnjë shansë për manipuluesit.

3.Tow Browser është i preferuar për Mozillan. Ky antivirus mbron identitetin dhe të dhënat e juaja personale në mënyrë perfekte. Këtë sistem janë duke e përdorur edhe disa banka të njohura për shkak të sigurisë së madhe që ofron./Indeksonline/