Sipas kërkimeve të fundit të LinkedIn, më shumë se gjysma e punonjësve në SHBA thonë se puna e tyre është stresuese.

Ne shpenzojmë 90 000 orë të jetës sonë duke punuar. Për ta përballur sa më mirë ankthin apo stresin në vendin e punës, Leah Weiss, docente në Stanford Graduate School of Business thotë se “një ndër burimet kyç është të kuptoni aftësinë se si të ndiheni në harmoni me emocionet”.

Në vend që të ndiheni të mbingarkuar nga stresi, Weiss këshillon tre hapa për zvogëluar ankthin dhe se si të kontrolloni emocionet në punë.

Merrni frymë thellë – Kur kuptoni se jeni të mërzitur, hapi i parë që këshillon Weiss është të merrni frymë thellë, e cila në njëfarë mënyre qetëson trupin tonë.

Rehatoje veten – “Kur jeni të shqetësuar dhe në ankth për diçka që duhet të bëni, kushtojini vëmendje trupit tuaj, thotë Weiss.

Ndieni këmbët të mbështetura në tokë, ndieni karrigen që ju mban dhe ndieni trupin tuaj.

Është një mënyrë për t’i larguar këto mendime … dhe për t’u qetësuar”, shton ajo