Nëse s’keni kohë dhe darka duhet të bëhet gati në pak minuta, ju japim 3 ide me receta me patate që t’i përgatisni sa më shpejt.

Vendosni një patate të larë mirë dhe të paqëruar në mikrovalë. Gradojeni butonin në temperaturën maksimale për 5 minuta dhe do të habiteni me rezultatin.
Kjo është vetëm një mundësi, por lexoni edhe 3 ide me bazë patatesh, për t’u përgatitur vetëm me pak përbërës.

Gjithçka që mund të bëni me patatet

Patatet janë një përbërës jo shumë i kushtueshëm, por shumë i favorshëm për përdorimet në kuzhinë. Me një patate të zier ju mund ta bëni më të butë brumin e picës, ose më të trashë lëngun e një supe, mund të bëni qofte me patate, sallatë dhe shumë garnitura të shijshme për pjatat e dyta.
Patatet mund të kombinohen me peshkun, me mishin dhe me djathëra të ndryshme. Mjafton një patate e zier me kripë dhe vaj ulliri dhe kjo mund të jetë garnitura e duhur për çdo pjatë. Edhe nëse janë vjetëruar pak, mos i hidhni, por bëjini njoki.

Ja 3 receta për të gatuar patatet:

Sallatë me patate

Përzieni patatet e ziera, si dhe perime të tjera, si karotat, me majonezë ose kos. Mund të shtoni edhe ton, për të realizuar një pjatë unike për tryezën tuaj.

Krem me patate

Një ushqim i përsosur për një mbrëmje të ftohtë dimri. Ju gjithashtu mund të shtoni edhe kungull dhe mollë në supën krem me patate.

Pure

Fëmijët e duan atë, por edhe të rriturit e preferojnë. Nëse keni dëshirë dhe kohë, shërbejeni me një rosto mishi.