Ekskluzivisht per fol,analisti Qenan Aliu trajton tre mundesite per tejkalimin e  ngërçit ne  lidhje me nevojen e miratimin e ligjit per perdorimin e gjuheve

E PARA- Vmro-Dpmne ti tërheqë amandamentet ;

E DYTA- Të bëhet rigrupimi i amandamenteve në 3 apo 4 dhe për ta të debaotohet në kuvend. Nëse nuk do të përkrahen amandamentet teksti i ligjit do të mbetet i pa ndryshuar, nëse eventualish do të përkrahej diçka atëherë do të bëhej fjalë për tekst të ri të ligjit me të cilën do ti jepej hapësirë që përsëri kryetari Ivanov ta kthejë ligjin dhe që pas 30 ditësh të bëhej RIVËRTETIMI I TEKSTIT të ligjit, me të cilën kryetari i vendit sipas kushtetutës është i obliguar që ta nënshkruaj dekretimin e ligjit ;

E TRETA- Kuvendi të bëjë drejpërdrejtë RIVËRTETIMIN e tekstit të ligjit pas kthimit nga kryetari i shtetit. Mërëpo në këtë variant Ivanov përsëri nuk do ta nënshkruante dekretimin për shpallje ( edhe pse do të ishte i obliguar me kushtetutë ) duke u thirrur në alinenë 3 të nenit 173 të rregullores për punën e kuvendit të RM-së (plotësim i bërë në rregullore në vitin 2008 ).Me këtë variant ligji do të ishte i miratuar , por çështja është se si do të shpallej në ,,Gazetën zyrtare,,

* * *

Duke patur parasyshë mentalitetin, kapricijet ,varësinë nga ( partia e tij ) dhe pamundësinë e ligjdhënësit që ti ketë parashikuar të gjitha momentet që mund ti shpërfaqte një president në krye të vendit, fati i Ligjit për gjuhët mund të mbetet pezull së paku deri në zgjedhjet e parkohëshme parlamentare dhe ato të rregulltat presidenciale në vitin e ardhshëm.

Mbetja pezull ka të bëjë me kolezionet e dispozitave të rregullores për punën e kuvendit,ligjit për kuvendin e RM-së dhe kushtetutës .

Pra Ligjet hynë në fuqi pas shpalljes së tyre në ,,Gazetën zyrtare të RM-së,, e ndërkaq shpallja e ligjeve sipas dispozitave mund të bëhet kur ato janë të nënshkruara nga Kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i shtetit .

Si duket ngërçi tani në shumicën parlamentare është për faktin se në çfarë varianti të tejkalohet kjo bllokadë.Dhe mos haroni 30 ditë që parashohin dispozitat pozitive për RIVOTIMIN kanë kaluar moti !

E gjith kjo bëhet ashiqare për pazare politike sepse ligji që ka tre mi shkronja është alogjke për te të ketë 35 mijë amandamente për tekstin e tijë. Ky është argumeti logjik se Dpmne synon BLLOKIMIN e jo përmirësimin e tekstit të ligjit sipas tyre në të mirë edhe për bashkësive tjera etnike .

Deri në zgjidhjen e këtij ngërçi, NË FUQI mbetet Ligji për përdorimin e gjuhës që e flasin së paku 20 % e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe në Njësitë e vetadministrimit lokal të miratuar në vitin 2008-të.

( q/a )