Edhe tre vjen nga vandalizmi në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, banorët e dëmtuar nuk kanë marr kompensimin e premtuar për pronat e djegura që pasoi një protestë të banorë si shprehje e pakënaqësisë ndaj vrasjes së maturantit Angell Petkovski nga bashkëmoshatari i tij Naser Eshtrefi i dënuar me 15 vjet heqje lirie.
Pronarët e lokave të shkatërruara thonë se që nga viti 2014 janë duke u endur në kërkim të drejtësisë por ende pa asnjë epilog gjyqësor ndërsa për këtë fajësojnë edhe politikën e cila siç thonë gjithmonë ka mbrojtur krimin kundër shqiptarëve.

“Gjithmonë në Gjorçe kur ka ndodh incident ne jemi viktimë e politikës , edhe nuk janë duke u zbardhur ne përsëri mbesim viktimë dhe nuk e dimë si të veprojmë, vijnë bëjnë hetime i japim ata çka duhet nuk kompensohemi i ndërtojmë vetë dhe fillojmë vetë me punë. Nga viti 2001 çka të ndodh në Maqedoni në ndonjë incident ne në Gjorçe ndodhë incident dhe ne jemi viktimë e politikës” – deklaroi Bujar Selimi, pronat dyqanit dëmtuar.

“Ne presim nga organet që ky rast te zbardhet sa më shpejtë por nuk ndodhi ashtu , rasti është në gjykata por edhe atje hasim në probleme, por ne jemi akoma duke pritur që njerëzit që e kanë bërë këtë vepër të dalin para drejtësisë, pasi që ne jemi të pafajshëm u shtaruan pronat tona deri në fund “– u shpreh Sejfulla Isaku, pronat dyqanit dëmtuar.

Dëmtimi i pronave të shqiptarëve në Gjorçe Petrov është përmendur edhe në Bombat e opozitës në të cilat zyrtarët kërkonin lirimin e të arrestuarve për djegien e pronave të shqiptarëve në Gjorçe. Pronarët e lokaleve thonë se dëmi i shkaktuar nga protestat e dhunshme sillet në rreth 100 mijë euro./Alsat-M