Prof.dr Vebi BEXHETI

Me të drejtë  thuhet  se njerëzit e mëdhenj nuk vdesin asnjëhërë. Ky privilegj i përjetësisë i takon edhe prof.Fadilit,njeriut që e sfidoi  kohën,atë  kohë  kur ende në Maqedoni  ndjeheshin plagët e Arsimit në Gjuhën shqipe nga lufta e ashpër sllavo-komuniste, për shfarosje të tërësishme të shkollës shqipe,të gjuhës dhe alfabetit të saj.  Ja që  edhe në këto momente historike lindin njerëz që do mbeten në histori,njerëz që lindin një herë në 100 vjet.Prof.Fadili  me veprën e vet aq të veçantë,sikur e sfidon edhe këtë thënie,sepse ,siç  duket,në 100 vitet e fundit,por edhe shumë më herët,historia nuk njeh ndonjë personalitet që me aq dinjitet ,vendosmëri dhe sakrificë i  hyri një punë aq të vështirë dhe me plot bindje se do ia dalë.Të gjitha universitetet shqiptare e kanë historikun e vet,dhe asnjëri nga ato,qofshin në Shqipëri apo në Kosovë, nuk  lindi nga sakrifica e një individi dhe përkushtimi  personal  të ndonjërit,qofshin edhe personalitete me ndikim në shoqëri,pa ua mohuar kontributin kolektiv,madje edhe individual te tyre që i ndihmuan proceset zhvillimore,e në këtë rast edhe të vet arsimit dhe shkollës shqipe, që gjatë historisë bëri rrugë të gjatë e të vështirë.Këto përpjekje, historia e shkollës shqipe i njeh që në fillimet e Rilindjes Kombëtare,por që gjthmonë mbeteshin një ënderr  që  duhej të priste vitin 1887, që të themelohej  mësojtorja e parë shqipe e Korcës ,si rezultat edhe e përpjekjeve shumë më të hershme  të dashamirësve të arsimit që  shkolla shqipe kishin hapur edhe më herët ,por vetën si pjesë e atyre fetare.Emrat e të gjithë atyre që aq seriozishtë u angazhuan për përhapjen e dritës së diturisë,disa nga të cilët e sakrifikuan edhe jetën,sot kujtohen në përvjetorë të ndryshëm, ndërsa  emrat e tyre  janë  edhe emra  të institucioneve të  ndryshme arsimore  ,shkencore e kulturore.Hoxha Tahsini,rilindësi i madh që një jetë ia kushtoi  çështjes kombëtare,sot njihet edhe si  themelues i Universitetit të Stambollit,angazhim ky që gjithsesi  e begaton veprimtarinë  e përgjithshme të tij,pavarësisht se ai Universitet nuk ishte i gjuhës dhe kombit të cilit i përkiste .

Por t’i kthehemi sërish themeluesit të UT-së,Fadil  Sulejmanit,vendosmërisë së  tij dhe qëndrimit të prerë se nga ajo rrugë kthim prapa s’ka.Veprimtaria e tij për të drejtat e bashkëkombasve të Mqedonisë kishte nisur shumë më herët,madje që  nga fundi i viteve të gjashtëdhjeta ,kur pas mbarimit të Fakultetit Filozifik të Universitetit të Beogradit ,të Degës së gjuhës  dhe letërsisë shqipe,nisi me punë në Gjimnazin e Tetovës,por që shumë shpejt përjashtohet për çështje parimore të tij,siç është edhe përdorimi I Gjihës shqipe në mbledhjet e Këshillit të arsimtarëve.Kjo veprimtari e tij vazhdoi edhe nga Prishtina,kur tanimë punonte si profesor në të njëjtin  Fakultet ku i kishte kryer studimet.Meqë ai ishte shumë i lidhur me Tetovën dhe Bozovcën e tij,duhej të udhëtonte shpesh  në Maqedoni,i vetëdishëm E vazhdimisht ndiqej nga shërbimet e policisë sekrete të kësaj Republike .Pas  shpërbërjes së Jugosllavisë së Titos,kur tanimë Millosheviqi u kishte shpallur luftë të gjithë shqiptarëve dhe  po i mbyllte të gjitha institucionet në Kosovë,në mesin e të cilëve edhe  Universitetin e Prishtinës, ku shkolloheshin edhe  shumë të rinj  shqiptarë nga Maqedonia,prof. Fadili e ndjeu  më se të nëvojshme themelimin e një Universiteti në  gjuhën shqipe,në këtë Republikë ende të brishtë por që një projekt të këtillë e konsideronte antiligjor dhe armiqësor.Para kësaj ideje,për realizimin e së cilës,koha e krijoi Fadil Sulejmanin ,të ndihmuar edhe nga  bashkëmendimtarë të tij,disa qarqe intelektuale shqiptare të Maqedonisë,angazhoheshin vetëm për një Fakultet mësuesie që kishte vepruar dikur e që tani ishte ndaluar.Këmbëngulësinë,largpamësinë   dhe vendosmërinë e prof.Fadilit, se shiptarët e Maqedonisë duhet ta kenë Unuversitetin  e vet në gjuhën amtare,nuk mundën ta ndalin as tanksat , as autoblindat,e as kordonët e policisë,nga sulmet e të cilave ra dëshmori Abdilselam Emini.Edhe pse në fillim kjo nismë  shumkujt i dukej si romantike , folklorike,madje si aventurë e një individi për interesa të veta,shumë shpejt u përkrah nga  shqiptarët,duke fituar kështu epitetim e Universitetit  kombëtar,që duhej finansuar nga vet shqiptarët.Ky solidaritet  I paparë më parë në këto troje dhe sakrificë e tërë popullatës që me vite të tëra shtëpitë  i  shnderruan në auditor mësimi,ishte meritë e liderit të këtij projekti kombëtar,njeriut që për shkollë  e dije,bashkë me disa shokë të tij, e përjetoi edhe burgun e rëndë të maqedonisë ,ku i nëpërkëmbej dinjiteti intelektual e kombëtar.Tanimë,falë personalitetit historik,do thoja dhe Rektorit të parë,para vendosmërisë së tëcilit,lëshoi pe edhe Qeveria e Maqedonisë,gjithsesi edhe me angazhimin e Partive politike shqiptare,Universiteti i Tetovës vazhdon punen edukative,arsimore e shkencore në mënyrë legale e i zytarizuar.Ky Institucion i lartë arsimor me një histori te pashembullt në rajon,duhet të përkrahet vazhdimisht ,të zhvillohet,të përsoset,e assesi mos lejohet t’i nëpërkëmbet autonomia,për t’u futur  politika, që për interesa të veta ka nisur të  bëjë  plane ugurzeza që ta dëmtojë këtë projekt  kombëtar, të vetmin deri tani që u themelua pa dëshirën e elitave politike maqedonase.Sot ,kur po mbushen tre vjet nga ndarja e prof.Fadil Sulejmanit nga jeta,autoritetet  aktuale udhëheqëse  të UT-së,duhet ta kenë parasysh historikun e lavdishëm të  këtij  Institucioni dhe punën serioze deri në fanatizëm të themeluesit të tij .Kemi besimin se në këto përvjetorë,qoftë të këtij Institucioni,qoftë të themeluesit të tij,emri  i prof. Fadil Sulejmanit,nuk do mbetet  i shënuar vetëm në letrën e referateve ,por së shpejti ai emër bashkë me portretin e njeriut që e sfidoi kohën dhe ia ndërroi kahen historisë së Arsimit shqip, do skalitet në bronx dhe ky Institucion do e mbajë me krenari emrin e themeluesit. Vetëm kështu ,sado pak do ia shpërblejmë punën madhështore këtij njeriu që aq shumë bëri për shkollën tonë dhe për edukimin e gjeneratave. Nga rektori  aktual ,z. Vullnet Ameti ,tanimë është paralajmëruar një hap i këtillë dhe të gjithë dashamirët e sinqertë të UT-së, presin që përvjetori i ardhshëm,këtë Institucion ta gjejë me emrin dhe bustin e Fadil Sulejmanit,të bindur se për  disa politikanë që  një kohë ia ndaluan edhe hyrjen në oborr të Universitetit  e lëre më në auditor  të studentëve,ky emër do u bëhet halë në sy,ndërsa vet akti i këtij veprimi ,si disfatë në betejën për  minimizimin e kësaj figure,tanimë historike kombëtare.