Tregjet e gjelbra pasi shënuan rënie të shitjes për rreth 20 për qind viteve të fundit, në mënyrë intensive punojnë për investime në modernizim dhe vendosjen e përmbajtjeve të reja. Siç u tha sot në konferencën për shtyp të Odës Ekonomike, konkurrentë më të mëdhenj të tregjeve janë marketet e mëdha të cilat kanë mini tregje të gjelbra në kuadër të objekteve të tyre.

Rënia e shitjes nuk është problem vetëm në Maqedoni, por është trend kudo në rajon.

“Në shumë qytete në Maqedoni, përfshirë edhe Shkupin, në fazë të rikonstruimit është, ripërtëritja madhe dhe ndërtimi i tregjeve të reja. Tregjet kanë ide, ofrojnë zgjidhje dhe projekte, por modernizimi është proces kompleks”, theksoi Daniela Mihajllovska Vasilevska nga Oda.

Duke u përqendruar në vizitën e tregjeve në Kroaci dhe BeH në kuadër të së cilave bashkërisht janë shqyrtuar gjendjet, Mihajllovska Vasilevska theksoi se konstatimi është modernizim i domosdoshëm dhe ndjekje e trendeve të reja në pajtim me dëshirat e konsumatorëve dhe mënyrën dinamike të jetesës.

“Duhet të merret parasysh fakti se tregjet akoma kanë rëndësi të madhe në aktivitetin e përgjithshëm ekonomik të secilit prej vendeve të rajonit, nga më shumë aspekte: punësim, pagesën e tatimeve, realizimin e qarkullimit i cili nuk është aspak i vogël”, theksoi Mihajllovska Vasilevska.

Sipas të dhënave prej tregjeve, në Maqedoni ekzistojnë 15.000 deri në 20.000 qiraxhinj të tezgave, ndërsa mbi 10.000 familje jetojnë nga tregtimin e tregjeve të gjelbra. Për këtë veprimtari akoma nuk ka strategji përmes së cilës, theksojnë nga Oda ekonomike, do të konfirmohej rëndësia e tregjeve para së gjithash për zhvillimin ekonomik.