Tregu i Maqedonisë është i vërshuar nga hudhrat kineze, ndërkaq ajo vendore, edhe pse mund t’i plotësoja kërkesat vjetore, përfundon në Shqipëri.

 

Bujqit e Drenovës së Kavadarit që janë prodhuesit më të mëdhenj të hudhrës në Maqedoni, thonë se konkurenca e pandershme i ka detyruar që të kërkojnë treg të jashtëm.

500 ton hudhra nga Drenova përfundojnë në tregun e Shqipërisë, kurse vetëm 200 ton shiten në tregun vendor. Bujqit ankohen se konkurenti serioz në këtë rast është prodhimi kinez, që jo vetëm se është më i lirë, por edhe duket më i mirë.

Në treg, hudhra kineze shitet për 300 denar për kilogram, kurse ajo vendore për 320 denar, por rallë gjindet.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në vitin 2016 në Maqedoni janë importuar 220 ton hudhra, me vlerë prej 73 mijë euro, pa u përmendur prejardhja.

 

Sipas meidave australiane, kinezët janë eksportuesit më të mëdhenj të hudhrës, ndërkaq produkti përmban kemikale që nuk i kanë kaluar protokollet australiane të ushqimit./Telegrafi/