Për herë të parë qysh nga bombardimet e NATO-s në Kosovë, saktësisht në Mitrovicë do të vijë një tren nga Beogradi përmes linjave hekurudhore dhe atë pa u akorduar dhe as pa marrë leje fare nga institucionet e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ky tren është nisur në orën 8:30, ndërsa në Mitrovicë pritet të vijë rreth orës 19:30, pasi do të këtë një udhëtim të gjatë promovues nëpër qytetet e Serbisë.

Serbia e ka në plan që këtë linjë ta bëjë të rregullt.

“Ky tren është i rëndësishëm për veriun e Kosovës, Mitrovica është hera e parë që lidhet me Beogradin qysh nga paslufta. Ky është një tren modern dhe ka internet”, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Me këtë linjë, Mitrovica lidhet edhe me Kragujevc”, pohoi Gjuriq për RTS.

Gjuriq ka komentuar edhe deklaratën e ministrsë së Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, duke thënë se ndalja e këtij treni është shkelje e të drejtave të njeriut.

Sipas Gjuriq, kjo është një zgjatje e linjave ekzistuese dhe përfundimisht nëse ndalohet ky tren do të përbënte një shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

Treni është i zbukuruar me afreska nga brenda të marra nga katër manastiret e Kosovë.

“Me këto afreska ideja është që të tregojmë se çfarë është trashëgimia jonë dhe traditat”, pohoi Gjuriq, njofton Klan Kosova.

hekurudha-beograd-mitrovice

Foto: Tanjug

Foto: Tanjug

Foto: Tanjug

Foto: Tanjug

Foto: Tanjug

Foto: Tanjug