Policia Financiare ka hapur lëndë për shkak të dyshimeve për përvetësim parash dhe keqpërdorim të të dhënave personale nga disa bastore. Alsat mëson se tani për tani bëhet fjalë për tre bastore të njohura në këtë biznes. Drejtoria e Policisë Financiare për këtë rast do ta informojë edhe prokurorinë.

Policia Financiare

“Është formuar lëndë në Drejtorinë e Policisë Financiare dhe ndaj saj do të veprohet në përputhje me kompetencat. Për rezultatet e inspektimeve do të informohet edhe prokurori kompetent “.

Anëtari i Agjencisë kundër korrupsionit, Goran Tërpenoski, i cili e zbuloi këtë rast, për Alsat thotë se ashtu si thellohet hetimi, bëhet gjithnjë e më e qartë se bastoret kanë pasur ndihmë nga nëpunësit e disa prej institucioneve financiare si Drejtoria e të Ardhurave Publike. Tërpenovski thotë se për një mashtrim të këtillë nevojitet vetëm një vrimë në Ligjin e Lojërave të Fatiti.