Aktori Çun Lajçi ka folur për përjetimet e tij pas vdekjes së vajzës së tij, Bubulinës.

Lajçi ishte i ftuar në emisionin N’Kosovë Show, bashkë me Shaqir Palushin dhe Halil Kastratin.

Ai me lotë në fytyre tregoi se si u nis me dy çanta libra për në Amerikë që t’i shiste dhe të kthehej që të tentonte për disa herë ta shëronte vajzën e tij – por tha se deri aty ishte shkruar të jetonte

Shaqir Palushi, pronar i kompanisë ‘FruteX’, me lot në sy i premtoi Çun Lajçit se do t’ia renovojë banesën.