Klubet e mëdha italiane të Serie A janë futur në garë për mesfushorin e padëshiruar të Arsenalit, Mesut Ozil .

Ozil ka humbur vendin e titullarit dhe kohë pas kohe po mbetet edhe jashtë skuadrës së Topçinjve këtë sezon.

Fenerbahce ka shfrytëzuar këtë situatë duke filluar negociatat me Arsenalin për një marrëveshje huazimi për mesfushorin gjermanin.

Por, sipas mediumi italian Calciomercato.it raporton se për yllin gjerman ka interes edhe nga klubet e mëdha të Serie A.

Interi, Milani dhe Napoli janë të gjithë të gatshëm të bëjnë një lëvizje për Ozilin në afatin kalimtar të janarit.