Jordan, Chandra dhe Trae nuk ju kanë ikur kurrë syve të njerëzve. Ato sot janë shumë të bukura, por kjo nuk është arsyeja që i kanë shikuar të tjerët.
 
Kur ato ishin vetëm 17 muajshe, në shtator të vitit 1988, shtëpia e tyre në Teksas u dogj.

Babai i tyre, Scott, arriti t’i shpëtojë tri vajzat duke i vendosur jashtë shtëpisë përmes dritares, ndërkaq nëna e tyre kishte qenë në dhomën tjetër dhe kur u shpëtua kishte qenë në gjendje shumë të rëndë.

Vajzat u djegën në fytyrë, duar dhe pjesë tjera të trupit.

berns-triplets-fire-6a

Nëna e vajzave kishte qenë vetëm 27 vjeç kur vdiq. Babai qëndronte i droguar dhe kur vajzat mbushën 16 vjeç, vdiq.

Vajzat ishin mbështetje për njëra tjetrën dhe më vonë vendosën që të provonin mjekimin me laser në lëkurën e tyre.

Ky mjekim shkoi për mrekulli.

Tani tri motrat përcjellin eksperiencën e tyre dhe kanë hapur fondacionin e shpresës për të djegurit nga zjarri. 

tdy_take_hope_150826_6462835fa3fa2199f338aa7f805ec039-today-inline-large