Shkëndija e Tetovës ka marrë një fitore të rëndësishme ditën e sotme, teksa mposhti me përmbysje Pelisterin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Maqedoninë e Veriut. Goli i Sidrit Gurit në minutën e 48 dhe Krivak në minutën e 86, i dhanë fitoren kuqezinjve, duke e bërë të pavlefshëm golin e Juffo në minutën e 43.

Shkupi vazhdon serinë e rezultateve pozitive, pasi sot mposhti 1-3 Skopjen, duke u shkëputur në krye me 38 pikë, 6 më shumë se ndjekësit e Akademija Pandev. Këta të fundit nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola ndaj Bregalnica Stip.

Në ndeshjet e tjera Struga barazoi 0-0 ndaj Tikves, ndërsa në barazim u ndanë edhe Borec me Makedonija GP.