Për herë të parë në histori të telefonit iPhone, Apple pritet të njoftojë rënie në shitje krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar.

Çereku i parë i këtij viti ka qenë më i tmerrshmi në shitje në 13 vite.

Sipas një raporti, Apple pret që për çerekun e parë të vitit të arkëtojë nga 50 miliardë deri në 53 miliardë dollarë nga shitjet. Kjo do të thotë një ulje me 10% në krahasim me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar, transmeton TCH.

Ne çerekun e parë të vitit 2015, Apple shiti 61.2 milionë telefon iPhone, ndërkohë që për tre muajt e parë të këtij viti, kompania amerikane ka shitur vetëm 50.4 milionë telefon të tillë, një rënie prej 18%.

Kjo është një goditje për Apple, 2/3 e fitimeve të së cilës vijnë pikërisht nga shitjet e iPhone.

Mendohet se arsye për këtë rënie në shitje është Kina, tregu i së cilës ka qenë në fokusin e kompanisë amerikane prej dy vjetësh, ndërkohë që nuk janë përmbushur objektivat. 

Po ashtu, edhe konkurrenca nga Samunsg si dhe rritja e disa kompanive kineze si Huawei kanë ndikuar në rënien e shitjeve të iPhone.