Nuk ndalen sulmet në Stamboll, këtë herë shënjestra ka qenë një restorant. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Fatih të Stambollit, ku dy persona janë plagosur dhe njëri raportohet se është në gjendje të rëndë.

Sipas CNN Turk, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën “Balat”, në lagjen Fatih të Stambollit.

Sipas raportimeve bëhet me dije se disa persona brenda një makine të bardhë, kanë sulmuar me armë drejt restorantit, ku kanë mbetur të plagosur një burrë dhe një grua, të cilët u dërguan menjëherë në spital.  Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Deri më tani policia ka shoqëruar disa persona.

Sulmi i mbrëmjes së sotmë vjen vetëm disa ditë pas atentatit të 31 dhjetorit, ku  gjetën vdekjen 39 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.