Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur direkt me Presidenten e Tajvanit – duke bërë kështu diçka që nuk ka ndodhur nga viti 1979 – kur SHBA kishte ndërprerë raportet zyrtarisht me Tajvanin, njofton Klan Kosova.

Nga ekipi i Trump kanë thënë se Presidenti i zgjedhur dhe Tsai Ing-wen kanë vënë në pah “marrëdhëniet e afërta, ekonomike, politike dhe ato të sigurisë mes vete”, në këtë telefonatë.

Kjo lëvizje e Trump mund të përkeqësojë raportet me Kinën, e cila Tajvanin e njeh vetëm si provincë të shkëputur të saj.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Yi, e ka cilësuar këtë telefonatë si “një shaka për të ardhur keq”, nga Tajvani, shkruan BBC.