Në darkën tradicionale me korrespondentët e cila do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në 29 prill do të mungojë presidenti i SHBA, Donald Trump. Ka qenë vetë Trump që e ka konfirmuar këtë përmes një statusi në Twitter, ndërsa më herët disa gazetarë janë ndaluar ët marrin pjesë në një konferencë të Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në darkën me korrespondentët.

Vetë Presidenti përmes një statusi në rrjetin social Twitter ka njoftuar edhe mungesën e tij ën darkën tradicionale që do të mbahet në datën 29 prill.

“Unë nuk do të marr pjesë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë gjatë këtij viti. Kalofshi një mbrëmje të madhe”- shkruan në Twitter Trump.

Vetëm pak ditë më parë në një konferencë të mbajtur në Shtëpinë e Bardhe, administrata e Trump nuk lejoi që të merrnin pjesë gazetarët e BBC,CNN, New York Times.

Lajmet negative për Presidentin të raportuara në media, ky i fundit i ka cilsuar si “lajme të rreme”.

Në darkën që do të mbahet në 29 prill marrin pjesë personalitete të shquara të gazetarisë e të politikë,s mes të cilëve zakonisht bashkohet edhe Presidenti, por këtë herë kjo nuk ka gjasë të ndodhë.