Donald Trump ka rezultuar negativ për coronavirus para debatit presidencial.

Kandidati republikan, Trump ka kryer një testim për virusin dhe u konstatua se nuk është i infektuar, raporton reuters.

Presidenti amerikan do të ballafaqohet me kandidatin demokrat, Joe Biden, në debatin e fundit televiziv gjatë orëve të para të ditës së nesërme (rreth orës 04:00, sipas kohës sonë lokale), transmeton Telegrafi.

Edhe Biden është testuar për COVID-19 para ballafaqimit televiziv, ku ka rezultuar negativ dhe është i gatshëm për debatin në Tenesi.

Kujtojmë se Trumpi u shtrua në spital javë më parë pasi që ishte infektuar me virus disa ditë pas debatit të parë me Bidenin.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë dhe Trumpi kanë refuzuar vazhdimisht të thonë kur presidenti u testua për herë të fundit negativ.