Presidenti i zgjedhur, Donald Trump deklaroi se është i gatshëm që të bashkëpunojë me Rusinë dhe me Kinën.

Trump deklaroi për gazetën “Wall Street Journal” se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë do mbeten edhe për një periudhë kohe, por mund të hiqen më pas.

Ai shtoi se politika ‘Një Kinë’, ku SHBA nuk e njeh Tajvanin, do negociohet.

Nga ana tjetër, një komision i Senatit do të hetojë pretendimet se Rusia ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Ndërkohë mediat kanë publikuar fotot e para nga makina “Cadillac One” që do të përdorë Donald Trump.

Makina, e njohur edhe si “Bisha” do të debutojë në Ditën e Inaugurimit.

Makina e re bie në sy më shumë se paraardhëset e saj.

Makina do jetë e pajisur me topa me gaz lotsjellës, një shotgun, madje edhe me gjak të tipit të presidentit në rast nevoje.

Dyert dhe dritaret janë antiplumb dhe janë të mbyllura në mënyrë të tillë që t’i rezistojnë sulmeve kimike dhe biologjike.

Dyert do jenë kaq të rënda sa nuk mund të hapen nga brenda.

Makina ka kushtuar 15 milionë dollarë dhe është prodhuar nga General Motors.

Modeli i ri do të zëvendësojë flotën prej 12 makinash që është përdorur nga presidenti Barack Obama që nga viti 2009.