Joe Biden fitoi zgjedhjet e brendshme të Demokratëve në Porto Riko, duke arritur tashmë avantazhin e mjaftueshëm për t’u bërë kandidat demokrat për presidencën e SHBA.
Biden u përballën me shtatë kandidatë në fletëvotim, por të gjithë u larguan nga gara, raporton AP.

Këto zgjedhje ishin caktuar për në mars, por u shtynë për shkak të pandemisë.

Banorët e Porto Rikos janë qytetarë amerikanë, por nuk mund të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Sidoqoftë, të dy demokratët dhe republikanët po ftojnë delegatë nga ky territor amerikan në konventat e tyre politike.

“Presidenti Trump kërkoi të shiste Porto Rikon”

Paralel me këtë zhvillim, është rikthyer ideja e Trump-it për ta shitur Porto Rikon.

Presidenti Trump në vitin 2017 e konsideroi idenë e shitjes së Porto Rikos pasi ishulli u shkatërrua nga Uragani Maria, tha ish-Sekretarja në detyrë e Sigurisë, Elaine Duke, duke folur për Neë York Times

“Idetë e tij fillestare ishin më shumë si një biznesmen sesa një president”, tha Duke.

“A mund ta shesim ishullin?”, citohet të ketë thënë Trump.

Duke shton se shitja e Porto Rikos asnjëherë nuk u mor në konsideratë pasi Trump e parashtroi idenë.

Trump ka një histori të trazuar me territorin amerikan që kur Porto Riko u shkatërrua nga Uragani Maria.

Gati tre mijë njerëz vdiqën si pasojë e stuhisë, por pati edhe një ndërprerje shokuese të energjisë në një zonë të gjerë të ishullit.

Trump ka akuzuar më parë drejtuesit e Porto Rikos për shpenzimin pa kriter të parave të dhëna nga administrata a tij, të destinuara për rehabilitimin nga stuhia.

Në nëntor 2018, Shtëpia e Bardhë u tha udhëheqësve të Kongresit se presidenti nuk dëshironte të dërgonte para shtesë për të riparuar dëmet në Porto Riko.

Trump vazhdimisht ka mohuar çdo faj nga administrata e tij pas stuhisë. Në vend të kësaj, Presidenti kërkoi lavdërime për trajtimin e Uraganit Maria, duke e cilësuar atë një “sukses të pabesueshëm, të pamohueshëm”.