Trump emëron dhëndrin këshilltar në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump sfidon ligjet anti-nepotizmit duke emëruar dhëndrin e tij Jared Kushner si një prej këshilltarëve të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Bashkëshorti 35-vjeçar i vajzës së miliarderit Ivanka, luajti një rol kyç gjatë fushatës presidenciale dhe detyra e tij e re do të mbulojë politikën e brendshme e të jashtme.

Kushner është një ndërtues me gamë të gjerë interesash biznesi dhe emërimi i tij pritet të ndeshet me kundërshti të forta për shkak të shqetësimeve për nepotizëm dhe konflikte interesi.

Pjesëtarë të kabinetit Trump pretendojnë se ligji që ndalon zyrtarët të punësojnë të afërmit e tyre nuk është i vlefshëm për postet në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu mbi bazë të ligjeve federale të punësuarit në qeveri nuk mund të përfitojnë nga ndonjë biznes, por avokati i Kushner ka thënë se ai do të tërhiqet nga bizneset familjare nëse do të emërohet në Shtëpinë e Bardhë.