Që në ditën e tij të parë të kandidaturës, Donald Trump e bëri mjaft të qartë se ai nuk është si gjithë të tjerët.

Në ndryshim nga paraardhësit e tij, ai nuk priti që bashkëshortja e tij, Melania të dilta nga makina në Shtëpinë e Bardhë, për të përshëndetur çiftin presidencial në ikje, por në fakt ai doli dhe shkoi t’i takonte i vetëm.

Kjo sjellje aspak prej një kavalieri ra direkt në sy të mediave dhe u mor dhe si shembull për të bërë diferencën midis tij dhe paraardhësve të tij të cilët kanë pritur për bashkëshortet e tyre dhe më pas janë afruar për të takuar çiftin presidencial.

Mediat kanë bërë krahasimin duke publikuar fotot të presidentëve të mëparshëm në të njetën ditë dhe dallimi është mëse i qartë: Trump është presidenti i vetëm në histori që nuk priti për Zonjën e Parë.