Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar ashpër argumentet kundër urdhrit të vet ekzekutiv për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, duke e cilësuar kundërshtimin ligjor ndaj urdhrit të tij si kundër sigurisë kombëtare dhe duke e quajtur sistemin gjyqësor shumë të politizuar.

Duke kërkuar që ta ofrojë argumentimin e vet ligjor për urdhrin ekzekutiv për ndalimin e qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, Trump insistoi se presidenti amerikan ka autoritet të gjerë për të vendosur se kush hynë në Shtetet e Bashkuara, transmeton Express.

Duke e lexuar ligjin për emigrimin, presidenti deklaroi se “madje edhe një student i dobët e shkollës së mesme do të mund ta kuptonte gjuhe time dhe të vendoste në favorin tim”.

“Mendoj që është pikëlluese, mendoj që është një ditë e trishtueshme,” ka thënë Trump para një grupi të policëve dhe sherifëve në Uashington.