Presidenti amerikan, Donald Trump, ka goditur ashpër në FBI-në, duke thënë se ishte e paaftë të ndalonte nxjerrjen e informacioneve të sigurisë kombëtare në shtyp.

Trump “fshikulloi” agjensinë federale në Twitter, duke thënë se ajo nuk mund të ndalë as edhe spiunët brenda radhëve të veta.

Numri një i Uashingtonit ka kritikuar publikisht mediat, disa herë javët e fundit mbi akuzat. Ai e kishte shumë të vështirë të punonte me kabinetin e tij.

Disa informacione të tjera që rrodhën në shtyp çuan në dorëheqjen e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Flynn.