Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentit rus, Vladimir Putin.

Lajmi konfirmohet nga Kremlini. Zyrtarë të Moskës pohojnë se Siria, marrëdhëniet dypalëshe si dhe lufta kundër terrorizmit ishin në fokus të kësaj bisede mes Trump dhe Putin.

Dy presidentët e kanë vënë theksin te rreziku që i kanoset paqes dhe sigurisë globale nga terrorizmi. Edhe marrëdhëniet dypalëshe kanë qenë një tjetër çështje sensitive e trajtuar nga Trump dhe Putin.

Javët e fundit SHBA dhe Rusi kanë pasur marrëdhënie të tensionuara për shkak konfliktit në Siri. Rusia ka ndërhyrë ushtarakisht, duke ndihmuar forcat qeveritare në Aleppo, ndërsa SHBA e ka cilësuar këtë veprim të Moskës si një rrezik jo vetëm për rajonin atje, por edhe për mbarë botën, për shkak se Rusia po tenton të demonstrojë fuqinë e saj ushtarake.