“Afati i fundit për vënie të pikës në probleme në mes të Kosovës dhe Serbisë është 25 gushti i vitit të ardhshëm, dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA (në nëntor), kur Donald Trump do të luftojë për edhe një mandat në Shtëpi të Bardhë”, pretendon gazeta.

Gazeta beogradase vlerëson se “duke marrë parasysh se për fushatën e Trumpit shumë domethënë çdo fitore në planin e politikës së jashtme, është e qartë se zgjidhja e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, e që në vizionin e presidentit amerikan do të thotë shkëmbimi i territoreve, do të ishte skenar ideal”.

“Sa i përket zgjidhjes së problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë, Trump ka besim më të madh në këshilltarin e tij për siguri kombëtare John Bolton, i cili më së shumti po e shtynë idenë e shkëmbimit të territoreve dhe ai do ta rrumbullakojë këtë tregim në periudhën e ardhshme”, e citon gazeta njërin prej, siç pretendon, “burimeve të informuar mirë”./Insajderi.com.