Presidenti i ri i ShBA-së, Donald Trump, ka bërë shumë armiq me vendimin për t’u ndalur hyrjen në Amerikë shtatë vendeve me popullatë shumicë myslimane.
Kundër këtij vendimi ka dalë edhe kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit te Amerikës, Michael Bradley.
“Kur Trump u zgjodh, kam besuar se ai do të jetë ndryshe nga ai militanti i fushatës. Retorika e tij duhet të zëvendësohet me një qasje me të përulur dhe më të matur, për të çuar vendin tonë përpara”, ka deklaruar Bradley, përcjell lajmi.net.
“Isha gabim. Ndalesa ndaj myslimanëve është shembulli i fundit se si dikush nuk mund të jetë më i pandjeshëm ndaj vendit vendi tonë dhe rrugës së drejtë për të ecur përpara”.