Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump e ka përshkruar rinumërimin e votave në Wisconsin si një “mashtrim”.

Trump i cili e fitoi me një diferencë tepër të vogël këtë shtet, tha se rezultatet “duhen respektuar, në vend që të sfidohen apo të abuzohet me to”.

Kandidatja e “Partisë së Gjelbër”, Jill Stein ishte nismëtarja e rinumërimit të votave. Ajo ka kërkuar gjithashtu rinumërim edhe në Michigan dhe Pennsylvania, duke argumentuar kërkesat e saj me “anomalitë statistikore”.

Drejtues të fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton thanë se do të merrnin pjesë në rinumërimin e Wisconsinit.

Rezultatet zgjedhore të përmbysen në të trija këto shtete, për të përmbysur presidentin e zgjedhur më 8 nëntor.

Në një deklaratë të lëshuar nga ekipi i tij tranzitor ditën e shtunë, Trump e akuzoi Steinin se po përpiqet të mbushë arkat e saj me para me pretekstin se po kërkon donacione për të shkuar drejt rinumërimit.