Presidenti ameirkan Donald Trump i ka dërguar sot një letër presidentit kinez Xi Jinping, në komunikimin e parë direkt me liderin kinez.
Presidenti raportohej të kishte falënderuar Xi për urimet e marrjes së postit dhe shkruante se mezi priste të nisnin marrdhëniet konstruktive mes vendeve.
Trump ende nuk ka folur me Xi, teksa u ka telefonuar të gjithë liderëve kryesorë botërorë.
Zëdhënësi kinez Lu Kang tha se vendi i tij e vlerësonte shumë letrën e Trump, të cilën e vlerësoi për urimet që kishte dërguar për Vitin e Ri Hënor, popullit kinez.
Muajt e fundit Pekini dhe Trump kanë repikuar për disa çështje delikate si Taivani dhe Deti i Kinës Jugore. “Presidenti Trump mezi pret të punojë me presidentin Xi për zhvillimin e marrdhënieve konstruktive në interes të SHBA dhe Kinës”, thuhej në mesazhin e Shtëpisë së Bardhë.