Që nga koha kur kishte proklamuar pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump ka qenë shpeshherë top lajm në media të ndryshme për veprimet e tij karakteristike.

Ajo për çfarë tanimë presidenti amerikan karakterizohet, ndër tjerash, është edhe shtrëngimi i duarve që u bën liderëve botërorë, gjatë takimeve me ta.

Çfarë vërehet nga këto shtrëngime duarsh është fakti se ai ua shtrëngon atyre duart dhe ua “shkund” me forcë.

 

Por ky “tregim force” presidentit amerikan nuk i ka shkuar gjithmonë ashtu siç ndoshta kishte paramenduar.

Dhe më së miri këtë e dëshmon takimi me liderin mysliman të Taxhikistan, Emomali Rahmon.

Në këtë takim, siç edhe mund të shihet në pamje, Trump “mundet” nga Rahmon.