Komisioni Ad hok  për ndekje të  mediumeve, në seancën e djeshme ka sjellë vendim që të dërgojë kërkesë deri te  shërbimet e Agjencisë  për  mediume audio  dhe audio vizuele për fillimin e procedurave të shkeljes së ligjit kundër disa televizioneve dhe një radio, për shkak të shkeljes së rregullave në shfaqjen e platformave politike nëpër mediume.

“Propozimet për fillimin e procedurës  penale në të cilën gjykata shqipton sanksion- gjobë,  komisioni i përkohshëm ka vendosur të shqiptojë shkelje të ligjit për “Tv Nova”  për shkak të mos respektimit të nenit 75 dhe neni 76 paragrafi 4 nga Kodi Zgjedhor. Propozim për paralajmërim të fillimit të procedurave,  komisioni i përkohshëm ka shqiptuar për “Tv MTM” dhe “ Televizionit K3” për shkak të mos respektimit të nenit 75 paragrafi 1 nga Kodi Zgjedhor dhe për “Radion sportive” për mos respektimin e nenit 76 paragrafi1 dhe 2 nga Kodi zgjedhor” qëndron në deklaratën e tyre.

Dënimet u janë shqiptuar sepse këto mediume më gjatë kanë emituar program të paguar politik të partive politike në pushtet, kanë emituar programe zgjedhore për informata të  veçanta të programeve, ndërsa për “Radion Sportive” nuk e kanë  respektuar dispozitën për qartësimin e reklamave të paguara politike nga përmbajtjet e tjera. Për “Tv Nova” i është shqiptuar edhe dënim me të holla, sepse televizioni e ka përsëritur shkeljen e ligjit.