Me çështjet e hapura në politikën e jashtme greke, kryeministri Aleksis Cipras, u nis për në Bruksel në mbledhjen joformale të liderëve të BE-së, ku sipas mediave greke do të realizojë shumë takime.

Marrëdhëniet e Greqisë me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Turqinë do të vendosen në agjendën e bisedave të Ciprasit me Angela Merkel, Federika Mogerini dhe Zhan Klod Junker.

Kontesti me emrin sipas informatave në mediat në Greqi ditëve të fundit, pritet të jetë një nga temat kryesore të takimit të kryeministrit grek me kancelaren gjermane, lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Athina.

Mediat greke përkujtojnë se Cipras dhe Merkel biseduan në telefon të martën, ndërsa një ditë më pas, kancelarja gjermane kishte takim me Zoran Zaevin dhe e priti me fjalët “kryeministër maqedonas”. Frazë e cila shkoi në reagime në Greqi, si nga mediat, ashtu edhe nga partia opozitare Demokracia e Re.

Sipas agjencisë gazetareske greke ANA-MPA,, Cipras në Bruksel, do të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët me Merkelin, Junkerin dhe Borisovin, ndërsa do të takohet edhe me përfaqësuesen e lartë  të BE-së për Politikë të Jashtme, Federika Mogerini, me të cilën do të bisedojë për çështjen e emrit.

Portali informativ grek In, komenton se evropianët duan menjëherë të arrihet marrëveshje  e kontestit të emrit dhe fuqishëm e shtyjnë Athinën.

“Qeveria u gjet para presioneve të reja, këtë herë nga ana e Gjermanisë”, shkruan  portali informativ In, duke e përmendur takimin Merkel-Zaev, ndërsa pohimi se Greqia, në mënyrë indirekte është nën presione të fuqishme, e mbështet edhe me deklaratën e mbrëmshme të Johanes Han.

Zëdhënësi i Qeverisë greke, ashtu siç publikoi  në mëngjes MIA, ka mohuar se ekzistojnë presione ndaj Athinës në raport të çështjes së emrit.