Në Vienë të Austrisë, të premten, më 9 qershor do të mbahet tubim manifestiv kushtuar Lidhjes së Prizrenit dhe Çlirimit të Kosovës.

Në këtë manifestim do të marrë pjesë djali i komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari, përfaqësuesi i të burgosurve politik Fatmir Limani, gjenerali Kudusi Lame, si dhe kryetari i OVL – UÇK Besim Hoda.

Në manifestim do të ketë edhe performim artistik nga këngëtarja e mirënjohur Violetë Kukaj.

Manifestimi mbahet më 9 qershor, E Premte, ora 20:00, në Anton Böck – Gasse 20, 1210 Vienë.