Altuna Sejdiu ka publikuar fotografinë e parë me djalin e saj Tianin. Këngëtarja e cila katër ditë më parë u bë nënë për herë të parë, nëpërmjet një fotografie na ka njohur me Tianin duke treguar gjithë lumturinë që i ka sjellë ai.
‘Është e vështirë të besoj që je në këtë botë për katër ditë tash por unë jam e lumtur që ti vendose të na lumturosh ne me prezencën tënde sepse je kaq i dashur. Kur të pashë për herë të parë mësova që s’kam dashur kurrë dikë sa të dua ty dhe s’do e dua kurrë. Faleminderit nga thellësia e zemrës për numrin e madh të urimeve me rastin e lindjes së Tian Patris. Zemra ime është plot’, ka shkruar Tuna.