Kryeministri tunizian, Youssef Chahed kërkoi sot për një rishqyrtim në mënyrë urgjente nga ana e Parlamentit të një projektligji që penalizon racizmin, një ditë pas protestës së studentëve afrikanë, ku denoncuan raste të shumta dhune.

“Duhet një strategji kombëtare me qëllim për të ndryshuar qëndrimet, një ligj që kriminalizon dekriminalizimin”, deklaroi Chahed gjatë një fjalimi të mbajtur me rastin e Ditës kombëtare kundër diskriminimit racor.

“Nisma legjislative e prezantuar dy vite më parë në Parlament është një hap drejt arrestimit të autorëve të këtyre krimeve. U kërkoj deputetëve një senacë plenare të menjëhershme. Duhen ndërmarrë gjithashtu fushata sensibilizuese”, shtoi ai.