Turi i saj ballkanik e çoi Federica Mogherinit në disa vende të rajonit me porosi të përshtatura sipas realitetit dhe problematikave të tyre me akute, por në secilën prej ndalesave të saj kishte dhe një mesazh të përbashkët.

“Integrimi i Ballkanit është prioritet i Bashkimit Europian, ndërsa bashkëpunimi mes këtyre shteteve fqinje mbetet element i rëndësishëm për zhvillimin e tyre ekonomik”, ka qënë mesazhi. 

“Nga ana jonë, angazhimi është i plotë. Jam e sigurtë se integrimi do t`i sjellë përfitime jo vetëm popujve të rajonit, por edhe të gjithë qytetareve të BE-së”, është shprehur Mogherini. 

Ka një arsye themelore mes të tjerash që blloku shfaq këtë niveli interesimi, të cilën krydiplomatja e tij nuk ngurroi ta rrëfente hapur: 

“Stabiliteti i Ballkanit është strategjik për interesat e Bashkimit Europian. Jo për shkak të lojrave gjeopolitike, por sepse paqja në Ballkan do të thotë paqe në Europë. Dhe në këtë drejtim, bashkëpunimi ekonomik mund të ndihmojë shumë, ashtu siç ka bërë në fund të fundit edhe me vetë BE-në në 60 vitet e krijimit te saj. hkëmbimet me njëri-tjetrin, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë të lidhjes mes kombeve, janë shumë më të leverdisshme për njerëzit sepse lufta apo përshkallëzimi i retorikave”, kujton Mogherini. 

Turi i saj katër ditor erdhi në momente trazirash të cilat kryediplomatja europiane tregoi se duhen fashitur, por edhe në një kohë kur Rusia po përpiqet me çdo kusht të rrisë influencën e vet. Dhe ofensiva diplomatike e Moskës me sa duket po jep rezultat. Një anketë e fundit e organizatës Gallup tregon se shumica e serbëve e shohin Moskën si një aleate më të besueshme se NATO-n, ku Beogradi shpreson të anëtarësohet një ditë.