Qendra rekreative dimërore, Kodra e Diellit në Tetovës është e vërshuar nga turist pavarësisht problemeve të shumta me infrastrukturën. Përveç vizitorëve nga vendi, në këtë qendër ka shumë adhurues të borës dhe maleve nga Shqipëria dhe Kosova. Turistët thonë se vendi është shumë i bukur por është lënë pas dorë nga institucionet.

“Më pëlqen shumë çdo gjë është e bukur malet, bora, edhe pse s’ka shumë borë por do mundohemi me instruktorët të bëjmë diçka”
“ Ka shumë kapacitete për turizëm por ka mungesë në infrastrukturë , sa i përket kanoneve të borës, rrugës, sinjalizimi si dhe informacionit për turistët , duhet një investim më i madh pasi që është zonë shumë e bukur ka shumë vlera dhe ka shumë kapacitet turistik”
“ Është shumë bukur na pëlqen shumë, duhet akoma më shumë por mendoj se është mirë”

” Kushtet klimatike nuk janë shumë të favorshme edhe është vështirë për të bërë skijim”, shprehen disa turistë.
Përfaqësuesit e hoteleve dhe instruktorët e skijmit thonë se turistët ka shumë por mungesa e borës e ka bërë që ata që mos qëndrojnë gjatë.

“ Na mungon bora artificiale pasi siç shihet kemi turistë nga Shqipëria më shumë neve na duhet më shumë borë artificiale por nuk ka investime nga shteti dhe shpresojmë të ketë më shumë borë që të filloj sezoni ”, shprehet Hashim Hasani, menaxher i një hoteli

“ Investimet mungojnë presim që të bjerë borë edhe të ringjallet pasi që kështu jemi në gjendje shumë të rëndë pasi që nuk ka klientë”, thotë Agroni Misini, një biznesmen privat.
“ Interesimi i turistëve është shumë i madh kemi pas interesim shumë, nga Kosova Shqipëria është dyfishuar numri, por mungesa e borës por edhe e borës artificiale është evidente dhe ka bërë që të vijnë për një javë edhe ikin për një dy apo tre ditë pasi që skano edhe çka të bëjnë”, deklaron Elvir Akiki, instruktor sikjimi

Alsat tentoi të marr edhe prononcim nga dy drejtorët e kodrës së Diellit por të njëjtit ju shmangën kamerave./alsat-m