Ministri i Edukimit turk ka pushuar nga puna 1.980 profesorë, për lidhje të dyshimta me rrjetin e organizatës së imamit Fethullah Gylen. Lajmin e përcjell agjencia e lajmeve shtetërore turke Anadolu. 

Nga grushti i dështuar i shtetit të 15 korrikut të këtij viti në Turqi, 40 000 persona janë arrestuar dhe të paktën 120 000 të tjerë janë dëbuar nga administrata publike me akuzën “lidhje guleniste”.