Janë arrestuar 30 nga 53 të dyshuar ndaj të cilëve ishte lëshuar një urdhër arresti nga prokuroria e Ankarasë në kuadër të hetimit kundër strukturimit të organizatës terroriste FETO në Komandën e Forcave Ajrore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga prokuroria, thuhet se në kuadrin e hetimit të komunikimit nëpërmjet telefonave publikë nga anëtarët e organizatës u lëshua një urdhër arresti për 53 ish-oficerë të pezulluar ose të përjashtuar nga Komanda e Forcave Ajrore.

Në operacionet e ndërmarra njëkohësisht në 27 qytete me koordinimin e departamentit kundër krimit të organizuar në drejtorinë e policisë së Ankarasë u bë e mundur ndalimi i 30 të dyshuarve, ndërkohë që vazhdojnë punimet për kapjen edhe të dyshuarve të tjerë.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me seli në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan përpjekjen e mposhtur të grusht shtetit të 15 korrikut 2016, e cila la 251 dëshmorë dhe RRETH 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes depërtimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.