Turqia ka thënë se ka paraburgosur rreth 35 militantë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik gjatë disa bastisjeve në Stamboll.
 
Policia ka kryer 41 bastisje në tërësi gjatë të mërkurës, raportojnë mediat turke, duke konfiskuar dokumente dhe materiale që zyrtarët thonë se kanë lidhje me organizatën terroriste.

Asnjë informacion nuk është publikuar në lidhje me identitetin apo kombësinë e të paraburgosurve.

IS është fajësuar për gjashtë sulme kundër caqeve civile në Turqi gjatë dy viteve të fundit.

Natën e Vitit të Ri, një përkrahës i IS-it, ka vrarë 39 njerëz në një sulm me armë zjari në një lokal nate të Stambollit.