Parlamenti i Turqisë filloi sot shqyrtimin e ndryshimit të Kushtetutës. Ndryshimi synon të mundësojë vendosjen e sistemit presidencial në Turqi. Deputetët opozitare të Partisë Republikane paralajmëruan se nuk do ta mbështesin kete ide, kurse nacionalistët u shprehen pro. Turqia ka nevojë për një kushtetutë të re e cila do të ndjeke zhvillimin e saj, tha para deputeteve kryeministri Binali Jëlldërëm. Vendosja e sistemit presidencial kërkon mbështetjen e dy të tretave në Parlamentin qe përbëhet nga 550 deputetë.