Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Shqipërisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Kuqezinjtë janë mysafirë të Turqisë në takimin miqësor mes vete në kohën e pushimeve ndërkombëtare.

Trajneri Christian Panucci ka bërë përgatitjet e duhura për këtë takim ndaj turqve dhe janë gati.

Të dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me bazën e titullarëve, por edhe me disa ndryshime në formacion duke iu dhënë hapësirë disa të rinjve.

Takimi fillon nga ora 18:30 dhe zhvillohet në “Antalya Arena” të qytetit të Antalyas.

Formacionet zyrtare:

Turqi: Volkan, Yardimci, Aziz, Soyuncu, Atila Turan, Yokuslu, Ozyakup (K), Calhanouglu, C. Under, Karaman, Tosun

Shqipëri: Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Lenjani; Lilaj; Roshi, Xhaka, Memushaj, Grezda; Sadiku/ /Fol/