Në kuadër të masave për zbulimin e autorëve për përpjekjen e dështuar të gusht shtetit, autoritetet turke kanë filluar të hetojnë edhe familjet me të birësuar. Nëse prindërit kujdestarë zbulohen se janë mbështetës të puçit nuk përjashtohet mundësia që t’ua heqin të drejtën e fëmijëve. “Nuk mund të jetë e drejtë për një fëmijë që të qëndrojë me prindër birësues, nëse për këta konfirmohen lidhjet me FETO-n pas hetimeve të ndërmarra”, tha zyrtari nga Ministria e Familjes dhe Politikave Sociale. Zyrtari, i cili refuzoi të identifikohej, tha se hetimet kanë nisur që prej 23 gushtit. Gazeta pro-qeveritare “Jeni Shafak” ka raportuar se po hetohen rreth 5.000 familje birësuese dhe disa institucione të ndërlidhura me birësimin. Si pasojë e hetimeve, kjo gazetë shton gjithashtu se qeveria ka ndërprerë bashkëpunimin edhe me 4 Organizata Jo Qeveritare që kujdeseshin për fëmijët.