Kreu i degës turke të grupit të të drejtave Amnesty International është arrestuar sot në Izmir së bashku me 22 avokatë të tjerë për lidhje me lëvizjen e klerikut Gulen, të cilën qeveria e fajëson për grushtin e dështuar të shtetit vitin e kaluar.

Organizata dënoi arrestimin e Taner Kilic nga autoriteteve turke dhe bastisjen e shtëpisë dhe zyrave të punës së grupit. Miat shtetërore thanë se Kilic ishte ndaluar për përdorimin e aplikacionit të kodimit të komunikimeve ByLock, që ka qenë një nga akuzat per shumë arrestime.

“Fakti që spastrimet e Turqisë pas puçit tani po përfshijnë dhe kreun e Amnesty International tregojnë masën e gjerë dhe arbitraritetin e fushatës”, tha sekretari i përgjithshëm Salil Shetty.

“Në mungesë të provave të besueshme për përfshirjen e tyre, në i bëjmë thirrje autoriteteve për lirimin e menjëhershëm të Taner Kilic bashkë me 22 avokatët”, shtoi ai.